Të paktën 30.000 njerëz janë vrarë në sulmet e Izraelit në Gaza të Palestinës në vetëm 4,5 muaj, të dhëna këto të konfirmuara edhe nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza.
“Numri i dëshmorëve i kalon 30,000”, thuhet në deklaratën e ministrisë. Sipas tyre në këtë shifra përfshihen të paktën 79 vrasje të raportuara gjatë natës.
Ky numër tronditës i vrasjeve që nga 7 tetori do të thotë se më shumë se 1% e popullsisë së paraluftës së enklavës prej 2,3 milion njerëz janë vrarë.
Ofensiva izraelite ka dëmtuar ose shkatërruar 60 për qind të infrastrukturës së Gazës dhe ka lënë 85 për qind të popullsisë së enklavës të zhvendosur brenda në mes të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, sipas OKB-së.
Comments are closed for this post.