Instituti për Shëndet Publik informon se deri para dhjetë ditëve në Maqedoni janë regjistruar 202 raste të reja të të prekurve nga gripi.

Numri më i madh i të sëmurve janë të moshës prej 15 deri 64-vjeçare, ndërsa shkalla më e madhe prej 14.5 në 100 mijë banorë është regjistruar tek të moshurit mbi 65-vjeçare.

Numri më i madh të sëmurve janë nga rajoni i Gostivarit, Tetovës dhe Kumanovës.

Në sezonin 2018/19 numri i të prekurve nga gripi ka arritur 1.218 persona. Ndërsa në krahasim me sezonin paraprak është shënuar rritje prej 12.6 për qind, kur ishin regjistruar 1082 raste.