Mbështetje e fuqishme për fillimin e negociatave dhe përgëzime për Maqedoninë e Veriut për liderizmin në investimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë është theksuar në takimin e kryeministrit Zoran Zaev dhe anëtarët e delegacionit nga Maqedonia e Veriut, zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe shefja e misionit të përhershëm të Maqedonisë së Veriut në BE, Agnesa Rusi-Popovska me nënkryetarin ekzekutiv të Komisionit Evropian, Frans Timermans në Bruksel, njofton Pres shërbimi qeveritar.

Kryeministri Zaev në takim ka shprehur falënderim për mbështetjen e nënkryetarit e Komisionit Evropian, Timermans për fillim të bisedimeve inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe shtoi se vendi ynë si dhe Ballkani Perëndimorë janë pjesë nga ardhmëria e Bashkimit Evropian dhe se kjo çështje nuk pret vonesa.

Në një atmosferë shoqërore në takim nënkryetari i KE-së, Timermans shprehi urime për lidershipin dhe për gjithçka që është bërë për përparimin dhe transformimin demokratik dhe reformues të Maqedonisë së Veriut në vitet e fundit dhe theksoi se ai mbetet i vendosur në angazhimin e tij personal dhe institucional për të filluar pjesën e fundit të procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, njofton Pres shërbimi qeveritar.

Bashkëbiseduesit ranë dakord që në këtë proces të mos ketë shkëputje nga Shqipëria dhe se Maqedonia e Veriut ka përmbushur të gjitha kushtet për të filluar negociatat, gjë që u konfirmua në raportet e KE për fillimin e pakushtëzuar të negociatave.

Në takim gjithashtu u diskutua për periudhën post-kovid dhe mbështetjen e rajonit dhe vendit tonë në fazën e rimëkëmbjes socio-ekonomike, me çka nënkryetari i KE-së Timermans si një sukses i veçantë të Maqedonisë së Veriut e veçoi udhëheqjen për të investuar në burime të ripërtëritshme të energjisë që është një investim serioz i shtetit në projektet që do të marrin ndihmë financiare nga BE përmes Planit të Investimeve Ekonomike dhe programit IPA me vlerë nëntë miliardë euro në ndihmë granti dhe 20 miliardë hua të favorshme shtesë për infrastrukturën dhe projekte të tjera në rajon.