Përfundoi ekspertiza e telefonit të dytë të telefonit të prokurores së PSP-së, Katica Janeva, por nga prokuroria theksuan se detajet nuk mund të publikohen.

Pas dhënies së udhëzimeve të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, më datë 23 të këtij muaji ka gjetur telefonin e dytë të Janevës. Telefoni, siç deklarojnë nga Prokuroria, është gjetur me anë të ndjekjes së numrit të IMEI me ndihmë e operatorit telefonik dhe personit të cilit tha se telefonin e ka marrë si dhuratë.

Pas lëshimit të urdhrit të parë të konfiskimit të telefonave celularë, u gjet vetëm një telefon celular tek Janeva dhe u dha informacioni se telefoni i dytë kishte humbur.

Janë sekuestruar telefonat e prokurores speciale dhe janë dhënë për ekspertizë për të parë komunikimin e saj me të dyshuarin në rastin “Haraçi”, Bojan Jovanovski “Boki 13”..