Zyra e jashtme për çështje krimi në Gostivar ka ngritur padi penale kundër 44 vjeçarit A.S. nga fshati Dobri Doll i Gostivarit, për shkak të dyshimit të bazuar që ka kryer veprën “mashtrim”, njoftoi MPB. Gjatë vitit 2018 deri në gusht të vitit 2019, i pandehuri ia ka ofruar për shitje arën e huaj mërgimtarit S.F. (53) nga fshati Dobërdoll, i cili ka jetuar në Amerikë, transmeton Gazeta Lajm. Me këtë rast, ata kanë nënshkruar kontratë për shitblerje, për çka S.F. të pandehurit i ka paguar 54.500 euro.