Shtimi i rasteve pozitive dhe numri i vdekjeve nga COVOD-19 ka bërë që ekzekutivi kosovar t’i diskutoj për masa të reja për ta parandaluar rrezikun nga pandemia.
Ndër masat e reja do të jetë rikthimi i orës policore, do të mbyllen qendrat tregtare dhe gastronomia në to nuk do të funksionoj fare. Këto masa do të vlejnë deri më 13 shtator.
Kështu të paktën kanë thënë nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit. Siç është në një njoftim të tyre, këto janë bërë të ditura nga një takim që kishin me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit prof. Dr. Hysen Sogojeva bashkë me drejtorin e departamentit të sallave të dasmave z. Driton Hoti u ftuan sot në takim nga ministri z. Arben Vitia.Arsyeja e këtij takimi ishte diskutimi rreth masave të reja që së shpejti priten të hynë në fuqi”, thuhet në njoftim.
“Këto janë disa nga masat që do të mirren: Orari i punës do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30; Gastronomia do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme, dhe vetëm 70% të hapësirës; Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare; Sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura; Seminaret dhe konferencat në hapësira të mbyllura mund të mbahen vetëm deri në 30 persona; Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit”, thuhet tutje në njoftim të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit.
Comments are closed for this post.