Familja e një shefi hekurudhor rus dyshohet se u masakrua nga një shërbëtor i cili përdhunoi e therri nënën dhe mbyti djalin e saj 6-vjeçar për vdekje.
Sergey Malakhov, 44 vjeç ishte në një udhëtim pune kur të katërt familjarët u vranë pranë Nizhny Novgorod, thonë raportimet.
Gruaja Elena, 41 vjeç, një luleshitëse e njohur, dyshohet se u përdhunua dhe u godit me thikë për vdekje, ndërsa djali i çiftit, Mikhail, gjashtë vjeç u mbyt.
Nëna e shefit të hekurudhës Olga Malakhova, 66 vjeç, dhe vjehrri Anatoli Korolyov, 63 vjeç gjithashtu u vranë në të njëjtën mënyrë. Në raport thuhet se familja pasi u vra edhe u grabit.
Skena tronditëse u zbulua nga një fqinj i cili u dërgua në shtëpi nga Z. Malakhov pasi askush nuk po ia hapte telefonin.
Mediat ruse kanë publikuar fotot e të dyshuarit kryesor Sharofiddin Amirov, 26 vjeç i cili u arrestua me dy bashkëpunëtorët e tij.
Thuhet se Amirov i cili punonte si shërbëtori në familje, ka pasur mosmarrëveshje rreth pagës së tij. Hetimet për vrasje janë nisur dhe nëse ai shpallet fajtor, dënohet me burgim të përjetshëm.
Comments are closed for this post.