Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në takimin dypalësh me eurodeputetin bullgar dhe raportuesin për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kuychuk tha se bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë si modele për sukses njëjtë janë të nevojshme edhe për vendet anëtare të BE-së dhe për vendet të cilat janë në rrugën që të bëhen anëtare të BE-së, informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.

“Respekti dhe vlerësimi i ndërsjellë i ndërtuar mbi vlerat evropiane është modeli i vetëm për sukses për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme. E dimë se gjithnjë do të ekzistojnë faktorë nga të dyja anët e kufirit, ndërsa edhe jashtë atyre kornizave të cilët duan incidente, nacionalizëm, konflikte dhe kthim në të kaluarën”, ka thënë Mariçiq në takim.

Zëvendëskryeministri bashkë me eurodeputetin Kuychuk kanë konfirmuar se edhe krahas të gjitha provokimeve dhe përpjekjeve për dëmtimin e marrëdhënieve të mira, të dy, bashkë me qytetarët, duan dhe fuqishëm angazhohen për bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë të cilat sjellin mirëqenie për të dy shtetet dhe dy popujt dhe se besojnë se ai opsion është më i madh, dhe më i fuqishëm dhe se me siguri do të mbizotërojë në këtë situatë.

Mariçiqi në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel në Parlamentin Evropian është takuar edhe me eurodeputetët Irena Joveva dhe Dejvid Mekalister, me të cilët biseduan për rrjedhën e procesit të skriningut, planin e reformave dhe detyrat dhe obligimet të cilat i kemi deri në fund të këtij viti.

Në takimin me Mekalister ishte theksuar se tani Maqedonia e Veriut duhet fokusin ta vendosë në reformat dhe në konsensusin politik, sepse ato janë garantues për përparim të shpejtë në rrugën drejt BE-së. Gjithashtu, Mekalister ka thënë se Evropa përballet me sfida të sigurisë dhe për këtë është me rëndësi që rajoni të mbetet i qëndrueshëm dhe në rrugën evropiane.

“Anëtarësimi në BE duhet të mbetet prioritet i yni në politikën tonë të jashtme, si dhe zbatimi i reformave të nevojshme që të mundemi ta përmbushim qëllimin dhe vizionin tonë, 2030-ta të jetë vit i anëtarësimin në BE”, ka theksuar Mariçiq.

Zëvendëskryeministri ka biseduar edhe me eurodeputeten Irena Joveva e cila ia konfirmoi energjinë pozitive për Maqedoninë e Veriut dhe mbështetjen e deputetëve evropian dhe Parlamentit Evropian për bisedimet me BE-në.