Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, njoftoi se përmes një letre ka kërkuar nga Komisioni Evropian që shpërblimin prej 50 milionë eurove për Maqedoninë e Veriut, ta dedikojë për menaxhim me situatën e coronavirusit.
Osmani tha se këto para janë dhuratë pas reformave në shtet, ndërsa fillimisht ishin të dedikuara për infrastrukturën e ambientit jetësor.
“Me këto para kemi planifikuar të financojmë projekte për problemet në ambientin jetësor, ndërsa fillimisht ishin për projekte nga Marrëveshja e Prespës, por tani këto projekte janë në plan të dytë dhe kërkojmë që Komisioni Evropian këto mjete t’i ridedikojë për menaxhim me situatën pas përhapjes së coronavirusit. Qeveria e ka miratuar këtë kërkesë dhe presim përgjigje nga komesari Oliver Varhelyi”, tha Osmani.
Ai tha se përveç këtyre mjeteve, ndihmë financiare për kompanitë që kanë pësuar nga coronavirusi, janë kërkuar edhe nga Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut.
Comments are closed for this post.