Vaksinat kundër gripit sezonal pritet të arrijnë gjatë javës së ardhshme, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, por këtë vit vaksinat komerciale do të jenë me çmime më të larta.

Vitin e kaluar vaksinat ndaj gripit sezonal kanë kushtuar 650 denarë, ndërsa këtë vit do të jenë 800 denarë, përcjell.

Qendra për Shëndet Publik ka blerë 4 mijë vaksina komerciale, prodhim nga Sanofi Pasteur, Francë (VAXIGRIP TETRA). Vaksinimi do të bëhet në Qendrat për Shëndet Publik.

“Rritja e çmimit të vaksinave për dallim nga viti i kaluar, është për shkak të faktit se tani çmimi blerës është 650 denarë, ndërsa 160 denarë është çmimi i materialeve harxhuese”, thonë nga MSH.

Ata më tej shtojnë se për grupet e rrezikuara janë blerë 40 mijë doza, të cilat do të jenë pa pagesë. Persona të rrezikuar konsiderohen: të moshuarit mbi 65 vjet, të sëmurët kronikë, punëtorët shëndetësor, gratë shtatzëne dhe fëmijët prej 6 muaj deri 5 vjet.