Propozimi shtesë për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2019 në lexim të dytë sot është vendosur në rend të ditës në seancën e 114-të të Kuvendit.
Deputetët do të shqyrtojnë më shumë pika, mes tyre edhe Propozimi i vendimit për dërgimin e një pjesëtari të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin paqesor të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnjë e Hercegovinë, Propozimi i vendimit për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin paqësor “Përkrahja vendimtare” në Republikën Islamike të Afganistanit dhe propozimi i plotësuar i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për aviacion në lexim të dytë.
Para deputetëve në lexim të dytë do të jetë edhe Propozimi i ligjit për informata të klasifikuara.
Në Kuvend sot seanca do të mbajnë dy komisione të Kuvendit, për politikë të jashtme dhe ligjdhënës-juridik, që të dy në një pikë në rend të ditës, Propozim-ligji për ratifikimin e Konventës për zvogëlim të joshtetësisë./
Comments are closed for this post.