Në Maqedoninë e Veriut, pas tre muajve, numri i rasteve aktive me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, është ulur nën dymijë.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, të martën janë regjistruar 8 persona të vdekur nga COVID-19, 99 të infektuar dhe 214 të shëruar, ndërkohë që janë kryer gjithsej 1,384 teste.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin në 15,226.

Prej tyre, 631 pacientë kanë vd ekur, 12,700 janë shëruar, ndërsa aktive mbeten 1,895 raste.

Numrin më të madh të vi ktimave, apo më shumë se gjysmën, e ka Shkupi.

Kryeministri Zoran Zaev, ka thënë se, për momentin, qeveria e tij nuk planifikon vendosjen e masave kufizuese për qytetarët, institucionet apo bizneset.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se javën e ardhshme do të zhvillohet një video-konferencë me ministrat e shteteve të rajonit, përkatësisht Bullgarinë dhe Greqinë, lidhur me çështjen e kufijve, nëse do të ketë apo jo lehtësira për lëvizjen e qytetarëve.