Gjatë ditës së djeshme nga 1.535 testime u regjistruan 129 raste të reja. Poashtu kishte edhe gjashtë vdekje dhe 109 persona të shëruar.

Rastet e reja më së shumti ishin në Shkup me 45, Shtip 25, Gostivar dhe Tetovë me nga 10 raste, Kumanova 7 raste, Manastiri dhe Kërçova me nga gjashtë raste, Struga 5, Prilepi 4, Ohri, Koçani dhe Sveti Nikole me nga tre raste, Dibra, Kavadari, Demir Hisari dhe Dellçeva me nga një rast.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus që nga fillimi i epidemisë është 9.797, numri i të shëruarve shkon në 5.254, numri i të vdekurve 451, ndërsa momentalisht raste aktive në Maqedoni ka 4.092.

Autoritet theksojnë se e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo krizë shëndetësore është mbajtja e maskave dhe mbajtja e largësisë fizike.