Gjatë javës së kaluar (nga 18 shkurti deri më 24 shkurt), në vend janë regjistruar 3.209 të sëmurë nga gripi, që është për nëntë për qind më e madhe krahasuar me javën e kaluar ku u regjistruan 2.943 të sëmurë nga gripi, thuhet në raportin që është publikuar në faqen e internetit të Institutit për Shëndet Publik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjatë kësaj jave, është regjistruar një rast i vdekjes nga gripi. Bëhet fjalë për një person i moshës 86-vjeçare nga Shkupi, i cili ka qenë i shtruar në spital në Klinikën për sëmundje infektive.
Këtë javë, në laboratorë të viruseve të ISHP-së kanë arritur 115 materiale të testuar të gripit, prej të cilëve 77 (67 për qind) kanë qenë pozitive për prani të gripit.
Numri më i madh i të sëmurëve (1.936) janë të moshës në mes 15 deri 64 vjeç.
Gjatë sezonës 2018/2019 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi ka arritur në 12.523. Numri më i madh janë regjistruar gjatë muajit shkurt 8.398 të sëmurë ose 67.1 për qind.
Comments are closed for this post.