Në seancën e sotme qeveritare është konfirmuar teksti i Propozim- ligjit për shërbimet e pagesave dhe sistemet e pagesave që duhet të zëvendësojë Ligjin ekzistues për operacionin e pagesave të miratuar në vitin 2007.

Siç kanë bërë të ditur nga shërbimi qeveritar për shtyp, me propozim zgjidhjen e re ligjore harmonizohen dispozitat e operacionit pagesor me Direktivën 2007/64/BE për shërbime pagesore dhe Direktiva 2009/110/BE për para elektronike të Bashkimit Evropian si dhe vlerësimeve të Komisionit Evropian se legjislatura vendore nuk është e harmonizuar me direktivat e BE-së.

Bëhet fjalë për Propozim- zgjidhje ligjore me karakter reformues me të cilën do të sigurohet sistem pagesor i sigurt, efikas dhe stabil në Republikën e Maqedonisë së Veriut në pajtueshmëri me legjislaturën evropiane.

Në mbledhjen e sotme është sjellë edhe Strategjia e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë qytetare me Planin aksionar 2022-2024.