Të ketë shumë shëndet, kurse problemet që i solli coronavirusi të mbesin në vitin që e lamë pas. T’i harrojmë të gjitha momentet depresive dhe t’i kthehemi jetës normale. Këto ishin dëshirat dhe pritjet e qytetarëve në ditën e parë të Vitit të Ri.

Covid-19 e goditi ekonominë, por qytetarët janë optimistë se do t’i tejkalojmë edhe këto probleme. Ata presin që këtë vit të marrim datë për çeljen e negociatave me BE-në.

“Shpresojmë që të jetë më mirë, më keq se kjo nuk mund të jetë. Unë shpresoj që të jetë më mirë. Mendoj se do të jetë më mirë.”

“Ky të jetë viti më i mirë, të gjithë të jenë të lumtur, të gjithë të jemi të lumtur në shoqërinë tonë”, thanë disa qytetarë./TV21/