6 janari do të jetë ditë jo pune për qytetarët e fesë ortodokse në Maqedoninë e Veriut.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, nëpërmjet një njoftimi për media.
“Në përputhje me Ligjin për Festat e Republikës së Maqedonisë, 6 janari 2021 (e mërkurë), Buzmi, ditë para Krishtlindjeve, është një ditë jo-pune për qytetarët e fesë ortodokse në RMV. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron qytetarët e fesë Ortodokse në prag të Krishtlindjes”, thuhet në njoftim.
Comments are closed for this post.