Gjendja epidemiologjike në ditët e fundit është përmirësuar dukshëm në Maqedoninë e Veriut.

Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 451.

Nga MSH njoftuan se në 24 orët e fundit nga 2.853 testime, vetëm 23 raste kanë rezultuar pozitive.

Në raportin e sotëm, MSH njoftoi se janë shëruar edhe 32 pacientë, ndërsa kanë ndërruar jetë 4, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus në Maqedonia ka shkuar në 155.441, prej të cilëve 149.528 janë shëruar, ndërsa 5.462 kanë ndërruar jetë.