Kampioni i Anglisë, Manchester City ka mohuar interesimin për yllin e Barcelonës, Antoine Griezmann.

Muajin e fundit ka pasur spekulime që skuadra e Pep Guardiolas e do francezin në rast që nuk arrijnë ta transferojnë Harry Kane në verë.

Sidoqoftë, pavarësisht spekulimeve, sipas Mundo Deportivo, tekniku spanjoll nuk e ka në projekt francezin.

City do provojë vetëm transferimin e Kane në verë, derisa Griezmann mund të përdorët në shkëmbim me Saul Niguez te Atletico Madrid.

Dy trajnerët Ronald Koeman dhe Diego Simeone janë të hapur për këtë shkëmbim, ngase katalunasit duan ta përforcojnë mesfushën pasi dështuan në transferimin e Gini Wijnaldum muajin e kaluar.

Kurse, Simeone gjithmonë e ka lënë derën hapur për Griezmann, por kuptohet do t’i kërkohet zbritja e pagës.