“Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare bëjnë shumë për mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe social për Ballkanin Perëndimor. Presim që gjithashtu vendet e Ballkanit Perëndimor ta tregojnë angazhimin e tyre në tre fusha: ta forcojnë bashkëpunimin, t’i përshpejtojnë reformat dhe të na ndihmojnë në luftën ndaj terrorizmi”.
Këtë e tha presidenti i Francës Emanuel Macron, në fjalimin e tij onlin në Samitin e Sofjes, në kuadër të Procesit të Berlinit, që këtë vit është udhëhequr nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.
Macron tha se edhe pse fokusi është tek gjendja me pandeminë, duhet të mbahet dhe forcohet dialogu me Ballkanin Perëndimor,.
“Jemi pajtuar për metodologjinë e re që e bën procesin e zgjerimit më efikas dhe kemi vendosur t’i hapim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për perspektivë të hapur, ndërsa e dini se sa Franac është e ashpër në këto çështje”, tha Macron.
Ai përshëndeti miratimin e samitit për agjendë të gjelbër për Ballkanin Perëndimor, sipas modelit të Paktit të gjelbër të Bashkimit Evropian.
Comments are closed for this post.