Pas paraqitjes së koronavirusit, në Fakultetin për mjekësi veterinare filloi testimi i kafshëve. Janë konfirmuar disa raste të një lloj koronavirusi te bagëtia.

“Bëmë disa ekzaminime preliminare të materialeve prej kafshëve me sëmundje të sistemit respirator. Te një pjesë e madhe, mund të them se konstatuam prezencë të një lloj koronavirusi tipik për bagëti. Ky është virus i cili është analog me virusin i cili te njerëzit shkakton ftohje të zakontë”, tha Kirill Kërstevski – profesor doktor.

Profesorët thonë se qasja e trajtimit është e njëjtë se te njerëzit. Kanë filluar me ekzaminime pasi në botë janë paraqitur rastet e para me kafshë shtëpiake të infektuara me koronavirus.

“Qasja për diagnostikim është identike te kafshët dhe te njerëzit. Në bashkëpunim me klinikën tonë universitare, rastet me kafshët shtëpiake ku ka indicie për sëmundje të sistemit respirator, i testojmë për koronavirus”, shtoi Kirill Kërstevski – profesor doktor.

Koronavirusi te kafshët nuk është diçka e re për shkak se është paraqitur si virus sezonal te disa kafshë duke shkaktuar probleme të sistemit respirator dhe sistemit të tretjes te bagëtia.

Macet janë ndër kafshët që kanë ngjashmëri në receptorët që janë të përgjegjshëm për infektim me viruse. Nuk janë përjashtim as bagëtia e as dhentë.

Tani për tani vetëm në Francë është regjistruar një rast kur macja është infektuar nga njeriu. Ekspertët apelojnë të respektohet distanca fizike nga kafshët shtëpiake.

“Njerëzit që janë infektuar dhe kanë kafshë shtëpiake, t’i përkufizojnë kontaktet me ta dhe t’i trajtojnë si anëtarët e tjerë të familjes për shkak se mund të infektohen me virusin”, deklaroi Kirill Kërstevski – profesor doktor.

Mace të shëndetshme deri në një shkallë të caktuar mund t’ua transmetojnë virusin maceve të tjera, por jo edhe njeriut. Sipas njohurive shkencore, kafshët shtëpiake nuk infektohen lehtë me koronavirus madje edhe nëse pronarët e tyre janë të infektuar.

Në Botë deri më tani katër mace janë të infektuara me koronavirus, ndërsa pronarëve të tyre u është rekomanduar që t’i mos i lëshojnë jashtë dhe të mbajnë distancë fizike.