Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese për media e ka akuzuar kryetarin e OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, për sjellje të papërgjegjshme në lidhje me pandeminë.

Nga LSDM thonë se Mickoski ka qenë dhe do të mbetet në anën e kundërt të së mirës dhe sipas tyre, tenton që shtetin ta kthejë në të kaluarën e errët.

“Çfarë ka bërë Mickoski për shtetin maqedonas, përveç që e ka rritur çmimin e rrymës për 100 përqind? Përveç që në Kuvend partia e tij ka tentuar t’i bllokojë reformat e rëndësishme për të ardhmen euroatlantike?”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se për këto arsye Mickoski është në opozitë dhe atje do të qëndrojë edhe në të ardhmen.