Në zgjedhje të jashtëzakonshme brendapartiake dhe në kongres, dy partitë më të mëdha politike në vend, LSDM dhe OBRM-PDUKME gjatë sitës së djeshme kanë zgjedhur liderët e partisë. Dimitar Kovaçevski me 37.649 vota nga anëtarët e partisë është zgjedhur kryetar i LSDM-së, ndërsa kryetari aktual i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski me 4489 vota të delegatëvwe përsëri është zgjegjur kryetar i OBRM-PDUKM-së.
Dy kandidatët e tjerë për kryetar të LSDM kanë qenë Jovan Despotovski, i cili mori 3.319 vota dhe Frosina Remenski, e cila mori 2.836 vota. Të pavlefshme kanë qenë 602 fletëvotime.
Kovaçevski do të zëvendësoj kryetarin e deritanishëm, Zoran Zaev, i cili dha dorëheqje pas rezultatit të LSDM-së në zgjedhjet lokale të mbajtura më 31 tetor.
Kovaçevski në fjalimin ka theksuar se çdoherë kur LSDM është e fuqishme dhe ka agjendë të qartë, shteti ecë përpara.
“Prandaj na duhet LSDM e fuqishme dhe e bashkuar e cila ka qëllime të qarta dhe energji për zbatimin e saj. Ne jemi shtyllë e pjesës progresive të shoqërisë dhe qytetarët me të drejtë presin nga ne të punojmë me përkushtim dhe me përgjegjësi. Na pret punë e vështirë që ta kthejmë besimin te qytetarët dhe anëtarësinë”, deklaroi Kovaçevski.
Ai ka falënderuar liderin e deritashëm të LSDM-së, Zoran Zaev.
“Zaevi e konsolidoi LSDM-në në kushte shumë të vështira, e ktheu lirinë dhe demokracinë, me qytetarët e rrëzoi regjimin e Gruevskit, vendosi një shoqëri për të gjithë, e ço vendin në NATO dhe e solli para dyerve të negociatave të BE-së, na mësoi çka është liderizëm, na la amanet të vazhdojmë rrugën e zhvillimit demokratik dhe nga ajo rrugë ne nuk do të devijojmë”, ka thënë Kovaçevski.
Lideri i ri i LSDM-së është ndalur edhe në programin e tij “Bashkë, me përgjegjësi dhe përkushtim”, që siç tha, ka tre parime kryesore.
“Doemos ta kthejmë unitetin në parti, doemos të vazhdojmë vlerat socialdemokrate dhe në bazë të atyre të ndërtojmë politika shtetërore, ndërsa për këtë do na duhen njerëzit më të mirë. Doemos t’u jepet shans të gjithëve që kanë kapacitete profesionale- ta hapim partinë për kuadro të reja dhe në vend dhe jashtë që do të sjellin mentalitet të ri në menaxhimin edhe në parti dhe institucione. Të punojmë me forca të bashkuara, vendi ynë të udhëhiqet nga parime socialdemokrate”, ka thënë ai.
Sipas tij, kuptohet se në parti do të ketë vend edhe për kundërkandidatët e tij Jovan Despotovski dhe Frosina Remenski që siç tha, ka raporte të shkëlqyera bashkëpunimi.
Dimitar Kovaçevski ka lindur në vitin 1974 në Kumanovë. Ka doktoruar në shkencat ekonomike dhe është profesor i çrregullt në Fakultetin e Ekonomisë dhe Menaxhmentit në Universitetin e Kolegjit amerikan në Shkup. Karrierën e tij të punës e ka filluar në Telekomin e Maqedonisë SHA Shkup, ndërsa më pas është avancuar në më shumë pozita drejtuese.
Në karrierën e tij profesionale Kovaçevski ka punuar në një sërë projektesh të korporatave për integrimin e proceseve të biznesit për shkak të rritjes së efikasitetit dhe përfitueshmërinë e kompanive, është pjesë e ekipeve të projektit për zbatimin e sistemit të integruar SAP për menaxhim të punës materiale dhe financiare dhe sistem të integruar SRM për menaxhim me klientë si dhe vendosjen e startap teknologjisë së lartë të kompanisë për prodhim dhe zhvillimin e elementeve për prodhim të energjisë elektrike të burimeve të rinovueshme (2018-2020).
Ndërkohë, OBRM-PDUKM në kongresin e 17-të të rregullt partiak ka rizgjedhur Hristijan Mickoskin për kryetar. Ai ka qenë kandidati i vetëm në postin e kryetarit, ndërsa ka marrë mbështetjen e 489 delegatëve. Në kongresin me moton “Gjeneratë të re për të ardhme të re”, OBRM-PDUKM ka paralajmëruar doktrinë të re dhe freskime kadrovike.
Mickoski tha se insistojnë në zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare, sepse siç tha, “populli duhet të përfaqësohet sipas asaj që ka votuar dhe populli në zgjedhjet e fundit lokale ka votuar për OBRM-PDUKM-në dhe Koalicionin”.
“Ajo që është e rëndësishme dhe ajo që duhet të themi është se varfëria po rritet, njerëzit kanë probleme me energjinë, rrymën, ekonominë, nuk sundon shteti ligjor, krimi dhe korrupsioni janë të kudogjendura, është fatkeqësi në shëndetësi, në arsim. Tekstualisht në çdo nivel kemi një situatë shumë të keqe dhe tragjike në Maqedoninë tonë”, ka thënë Mickoski.
Rilindja e shtetit dhe partisë, ndryshime reale, thelbësore dhe koncept të ri – marrëveshje shoqërore (konsensus) midis të gjithë palëve të interesuara për të ashtuquajturën patriotizëm i përbashkët që do të thotë respektim mbi diversitetin dhe miqësi të sinqertë në emër të progresit, madje paralajmëroi Mickoski, pasi u rizgjodh në krye të OBRM-PDUKM-së në kongresin e rregullt të 17-të.
Populli dëshiron një opsion të cilit do t’i besojë, ndërsa OBRM-PDUKM, theksoi Mickoski, është ajo alternativë.
Comments are closed for this post.