LSDM e udhëhequr nga kryetari Zoran Zaev gjatë tre viteve të kaluara ka sjell vendime të vështira, të mençura dhe të guximshme për përmbylljen e çështjeve disa dekadash me të cilat u hapën perspektivat drejt BE-së dhe NATO-s.

Sot jemi shtet anëtar i sigurt i 30-të i Aleancës së NATO-s, aleanca më e fuqishme në botë. Armata e Maqedonisë së Veriut është pjesë e aleancës më të fuqishme të sigurisë, ndërtojmë armatë moderne, armatë të qytetarëve.

Kjo nuk nënkupton vetëm siguri dhe stabilitet në shtet, por edhe hapje e tregut në vlerë prej 4 miliardë euro në vit për kompanitë tona përmes anëtarësimit në NATO si dhe më shumë para për qytetarët.

Këtë e tregojnë të gjitha parametrat e mundshëm ekonomik në vitin e fundit dhe më shumë. Vetëm pas marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO në vitin 2018, investimet e huaja kanë arrit shumë rekorde mbi 300 për qind në krahasim me vitin 2017.

Papunësia tani është rekord më e ulët, 17 për qind, ndërsa rrogat rriten në të gjithë sektorët.

Hyrëm në NATO, mundemi edhe në BE! Tani jemi një hap më afër në negociatat me BE-në dhe hapjen e kapitujve të parë. Argument për këtë është Raporti i fundit i KE-së i cili regjistron përparim të rëndësishëm në gjitha sferat: në gjyqësi, luftën kundër korrupsionit, reformën në shërbimet e sigurisë dhe reformën në administratë publike.

Jemi të gatshëm për fillimin e negociatave. Prandaj nga fondet evropiane sigurojmë 2 miliardë euro për Maqedoninë e Veriut në vitet që vijnë para nesh. Ato janë para evropiane dhe standarde në shtëpi.

Politikat e guximshme fitojnë dhe përsëri do të fitojnë më 12 prill. Qytetarët do të japin mbështetje masive për konceptin tonë i cili çon hapa para drejt të ardhmes.

Qendra për komunikim me publikun nga LSDM