Vera e vitit 2021 mund të jetë tejet interesante, pasi ka disa yje që mbesin pa kontratë.
Si asnjëherë më parë, në listën e lojtarëve që mund të mbesin të lirë në verën e vitit 2021, përfshihen shumë yje.
Deri më tani, lojtarët nuk kanë dhënë shenja se duan të rinovojnë marrëveshjet me klubet aktuale, derisa disa prej tyre janë pajtuar edhe të largohen si lojtarë të lirë.
Klubet që mund të pësojnë shumë nga largimi i këtyre lojtarëve janë, Real Madridi, Barcelona dhe Bayern Munichu.
Lionel Messi do të jetë lojtar i lirë në verën e vitit të ardhshëm, e që besohet se mund edhe të ndodhë largimi i tij nga Camp Nou përfundimisht.
Një tjetër largim shokues mund të jetë edhe ai i Sergio Ramosit që tashmë është një legjendë e Real Madridit, e që kërkohet nga Tottenhami.
Në listën e largimeve janë edhe emra si Jordi Alba, Shkodran Mustafi, Sergio Aguero, Olivier Giroud, Mesut Ozil, Memphis Depay, Angel di Maria e shumë të tjerë.
Comments are closed for this post.