Vlera e monedhës turke, lira ra për 5 për qind të hënën kundrejt dollarit amerikan.

Rënia e lirës turke vjen një ditë pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan përsëriti qëndrimin e tij se nuk do të rrisë normat e interesit, me qëllim që të stabilizojë vlerën e monedhës kombëtare.

Erdogani ka detyruar Bankën Qendrore turke që të ulë normat e interesit, pavarësisht se inflacioni ka arritur në mbi 20 për qind.

Ekonomistët besojnë se kjo politikë mund të bëjë që në muajt e ardhshëm inflacioni të rritet mbi 30 për qind.