Qendra Klinike Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri (QKGjA) në faqen e saj në Facebook ka njoftuar se muajin e kaluar në Qendrën Klinike është lindur foshnja më e madhe në Maqedoninë e Veriut.

Bëhet fjalë për foshnje mashkull, i cili është me peshë 5.7 kilogram dhe i gjatë 55 centimetra.

“Një kuriozitet i vogël, në muajin shkurt në (QKGjA) me lindje spontane ka lindur foshnja më e madhe në vend. Foshnja është e gjinisë mashkull me peshë 5700 gr (5.7kg) dhe e gjatë 55 centimetra”, njoftuan nga Klinika.