Lidership i bazuar në vlera – nga parimet deri te realizimi” është tema e panel diskutimit, që sot do të mbahet në Shkup, me rastin e shënimit të 15 vjetorit të vdekjes së presidentit Boris Trajkovski.
Në panel diskutimin, të cilin do ta kryesojë shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov do të marrin pjesë politikanë të shquar, gjegjësisht ish presidentë të shteteve dhe qeverive, të cilët më parë kanë bashkëpunuar me Trajkovskin. Në mesin e tyre janë ish presidentët e Shqipërisë, Kroacisë, Rumanisë, Ukrainës, Alfred Mojsiu, Stjepan Mesiç. Emil Konstantinesku, Leonid Kuçma, si dhe ish presidentët e Bullgarisë, Georgi Prfanov dhe Petar Sojanov si dhe politikanë të tjerë nga rajoni dhe bota.
Ish presidenti Boris Trajkovski, së bashku me një delegacion prej tetë anëtarëve të kabinetit të tij dhe anëtarë të ekuipazhit të një aeroplani qeveritar, me të cilin udhëtonin në Konferencën Ndërkombëtare në Mostar, i humbën jetët në aksidentin me aeroplan më 26 shkurt të vitit 2004.
Comments are closed for this post.