Lëvizja BESA me shqetësim dhe dhimbje po e përcjell agoninë e familjarëve për kërkimin e të dashurve të tyre.
Sipas denoncimeve të familjarëve ditëve të fundit është evidentuar zhdukja e tre personave dhe vdekja e së paku katër të tjerëve.
Zhdukjet dhe vdekjet e befshme në Maqedoninë Veriore po kthehen në rutinë të zakonshme duke përcjellë mesazh, se sa e pavlerë është jeta e njeriut. Mjafton të kesh një kontest gjyqësor që rrezikohesh me burg, që një ditë prej ditëve të jesh viktimë e rradhës, ashtu siç ka ndodhur me vdekjet e shumta nëpër burgjet e Maqedonisë Veriore pa u dhënë sqarimet e duhura. E gjithë kjo tragjedi shoqërore po kalon në heshtje të plotë pa e marrë vëmendjen e duhur edhe të mediave.
Kërkojmë nga ministria e brendshme dhe ministri Oliver Spasovski që kësaj problematike ti qasen në mënyrë serioze dhe ta njoftojnë opinionin e gjërë se çka është duke ndodhur dhe cilat janë motivet e zhdukjeve dhe vdekjeve të këtilla? Reagimi në kohë i organeve kompetente do të parandalonte rritjen e numrit të viktimave të mundshme.
Meqë jeta e njeriut është më e vlefshme se gjithçka tjetër u bëjmë apel mediumeve dhe shoqërisë civile ta ngrenë zërin e tyre.
Comments are closed for this post.