Dy persona janë dërguar në spital pasi janë lënduar nga rrufeja. Ngjarja ka ndodhur në plazhin “Orevçe” në afërsi të kampit “Gradishte” në Ohër.

Jozyrtarisht, bëhet fjalë për dy persona nga Resnja dhe Manastiri. Ata janë dërguar në Qendrën Mjekësore në Ohër, ndërsa një person ka djegie në këmbë, kurse tjetri probleme me dëgjimin.

Edhe Qendra për Menaxhim me Kriza rekomandoi u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes për shkak të motit të ligë dhe stuhisë.

“Krahas rekomandimit për kryetarët e komunave dhe subjektet në sistemin për menaxhim me kriza për ndërmarrje të masave parandaluese, duhet t’u bëhet thirrje qytetarëve të mos lëvizin përgjatë shtretërve të lumenjve gjatë motit të ligë”, thonë nga QMK.

Ndryshe, Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike bëri të ditur se reshjet e shiut do të vazhdojnë deri ditën e martë, ndërsa nga e mërkura pritet përmirësim i motit.