Është fakt se në shtëpi ka shumë objekte që konsiderohen më “të pista” dhe nëse nuk u kushtoni vëmendje mund të bëhen edhe të rrezikshme për shëndetin tuaj.

Kjo është për shkak se ata mbledhin shumë mikrobe dhe baktere.

Një nga këto artikuj është sfungjeri i enëve. Deri më tani e dinim që vetëm për shkak se mbledh shumë baktere, duhet ta ndërrojmë në intervale të rregullta dhe të mos presim derisa të bëhet e padobishme.

Sipas ekspertëve, bakteret e reja rriten në sfungjerin e enëve çdo 20 minuta. Edhe nëse e shpëlani me ujë të nxehtë, nuk arrini shumë dhe nëse nuk e dezinfektoni, sa herë që lani enët, ajo që bëni është të transferoni bakteret tek ato pa i pastruar realisht.

Në fakt, ekspertët rekomandojnë që sfungjerët të hidhen të paktën çdo javë, veçanërisht nëse i lani enët vetëm me dorë. Megjithatë, mos harroni ta lani tërësisht me ujë menjëherë pas përdorimit, në mënyrë që të mos mbetet asnjë mbetje në të. Edhe kullojeni mirë, para se ta vendosni në kuti./abcnews.al