Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në orën 12:00 vazhdon debati për seancën e 50-të, rendi i ditës të së cilës ende nuk është konfirmuar.
Seanca dje ishte ndërprerë për shkak të lëshimit të sallës nga ana e deputetëve të opozitës, të cilët kërkuan para deputetëve të gjenden dorëheqjet e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe zëvendësit të tij Ilir Hasani, që të konstatohen nga shtëpia ligjdhënëse.
Koordinatori i deputetëve të OBRM-PDUKM-së Nikolla Micevski, tha se edhe përkundër kërkesave të tyre, Xhaferi e ka vazhduar seancën sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Ndërsa koordinatori i deputetëve të LSDM-së Jovan Mitrevski, tha se ministri i Shëndetësisë çdo herë ka qenë korrekt dhe nëse ai dorëhiqet, shumica do t’i kërkojnë falje.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, tha se deputetët e opozitës “kanë vendosur me vetëdije të mos marrin pjesë në punën e tyre, për të cilën paguhen”.
Comments are closed for this post.