“Lolly” nuk është as aplikacion, as rrjet social, por është pak nga të dyja dhe po ndryshon mënyrën se si të rinjtë mund të njihen dhe të takohen online.

Si funksionon Lolly

“Ne e morëm frymëzimin nga videot e TikTok. Videot e shkurtra u japin përdoruesve mjaftueshëm informacion për të bërë lidhje (connections) më kuptimplota. Ju mund të shihni qenin e dikujt, se si ky person ndërvepron me familjen, personalitetin dhe të veçantat e tij”, shprehet Angela Huang, bashkëpunëtore për shtyp e Lolly.

Në Lolly nuk ka vend për “bio” apo për t’ju përgjigjur pyetjeve, por vetëm hapësirë për të krijuar përmbajtje (content).

“Ne i inkurajojmë njerëzit të postojnë sa të duan”, thotë Huang. “Derisa të ndërtoni një profil që tregon personalitetin tuaj të jetës reale.”

Nëse ju pëlqen videoja e dikujt (ose mendoni se ai/ajo është seksi) mund t’i “duartrokisni” dhe atyre iu vjen një njoftim. Nëse jeni më të interesuar mund të bëni “crush”, duke iu dhënë atyre mundësinë për ta pranuar ose mohuar kërkesën tuaj.

Këto opsione nuk përkthehen në “Më pëlqen/S’më më pëlqen”, por janë më shumë si: “Dua të të njoh më mirë”, shprehet Huang.