Komisioni Shtetëror Zgjedhor mbrëmë ka bërë të ditur përqindjen e daljes në zgjedhje për ditën e djeshme ku sipas rregullit kanë votuar personat e sëmurë, të burgosurit dhe diaspora, njofton Telegrafi Maqedoni.
Jehona e votuesve deri ora 19 nga votimi në përfaqësitë diplomatike-konsulore jashtë vendit është 46,16%.
Në këtë përqindje nuk janë të përfshira të dhënat nga 6 vendvotimet ne SHBA dhe Kanada, ku ende votohet.
Në shtëpitë përmisuese ndëshkuese votuan 74,13% e votuesve të regjistruar, ndërsa në dy shtëpitë për pleq nga 71 votues të regjistruar votuan 65 votues.
Përndryshe, sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale ku garojnë Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski.
Comments are closed for this post.