Kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski në profilin e tij në Fejsbuk mbrëmë kumtoi se është pozitiv me Kovid-19.
“Edhe krahas respektimit të rreptë të masave, dua t’ju informoj se sot pas disa simptomave të vogla që i kisha menjëherë u testova për KOVID-19 dhe i njëjti rezultoi pozitiv”, ka shënuar Smilevski.
Prandaj, shton, edhe njëherë apeloj deri tek të gjithë të mos e shmangin virusin dhe mundësinë për infektim dhe të jeni maksimalisht të kujdesshëm.
“Nëse tek ju ose tek më të afërmit tuaj vëreni simptomën më të vogël, konsultohuni me mjekët tuaj amë dhe nuk refuzoni të testoheni. Shpreh keqardhje dhe kërkoj falje nëse ditëve të fundit pa vetëdije kam sjell dikë në pozitë të palakmueshme”, shkruan Smilevski në FB.
Comments are closed for this post.