Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Afrim Gashi prej sot deri më 9 maj 2025 do të udhëheqë delegacionin e Kuvendit për vizitë zyrtare në Republikën e Italisë.
Në përbërjen e delegacionit janë anëtarët e Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Italisë, Bllagica Llasovska dhe Dimitar Kovaçevski, pastaj deputetja Mimoza Musa, anëtare e Komisionit për Çështje Evropiane, si dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska.
Sipas programit, janë paraparë takime me Lorenco Fontana, kryetar i Dhomës së poshtme të Parlamentit të Republikës së Italisë, me senatoren Ema Pavanelli dhe anëtarët e Grupit bilateral për bashkëpunim me vendet e Ballkanit, me kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Evropiane, Xhulio Tremonti dhe anëtarët, si dhe me kryetarin e Komisionit për politikat e BE-së, Alesandro Xhilo Vinja dhe anëtarët.
Në kuadër të programit, sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska do të ketë takim të veçantë me dr. Fabricio Kastaldi, sekretar i përgjithshëm i Dhomës së deputetëve të Parlamentit të Republikës së Italisë.
Ndër aktivitetet e tjera, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Romë do të ketë takim me përfaqësuesit e diasporës në Republikën e Italisë për kryetarin e Kuvendit dhe delegacionin.
Comments are closed for this post.