Ditë informuese për mundësitë për mbështetje të veprimtarisë kërkimore-shkencore në Maqedoni organizojnë sot Fakulteti i Makinerisë – Shkup dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Qendrën e përbashkët kërkimore të Komisionit Evropian. Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe kryeministri Hristian Mickoski.

Siç informojnë nga Fakulteti, në Ditën informuese do të prezantohen mundësitë për bashkëpunim ndërmjet kërkuesve nga Maqedonia dhe rrjetit kërkimor të Komisionit Evropian. Në fokus do të jenë siguria energjetike, materialet e qëndrueshme për ndërtim, specializimi i mençur dhe industria 4.0.

Nga aty shtojnë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës para pak kohësh nënshkroi Marrëveshje kornizë për hulumtim me Qendrën e përbashkët kërkimore të Komisionit Evropian, me çka hapen perspektiva të reja për zhvillim të hulumtimeve shkencore në Maqedoni.