Kryetarët e 16 komunave mbështetën propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për Sëmundje Infektive për formimin e “Kovid Qendrave” rajonale në qytetet ku ekzistojnë tani spitalet e përgjithshme dhe qendrat shëndetësore, në të cilat mund të aplikohet sistem i moduleve të montimit, në fakt spitale mobilë, si përgatitje për të menaxhuar me valën eventuale vjeshtore të pandemisë.

Kjo u konstatua në takimin e sotëm përmes platformës elektronike të kryetarëve të komunave të Gjevgjelisë, Kumanovës, Kavadarit, Strumicës, Kërçovës, Dibrës, Gostivarit, Strugës, Koçanit, Ohrit, Velesit, Tetovës, Shtipit, Manastirit dhe Resnjës, si dhe Prilepit. Takimi është me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga vetëqeverisja lokale Prilep, njoftojnë se kryetarët e komunave kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në gjetjen e lokacioneve më të përshtatshme, nëse nuk mund të realizohen në rrethin e spitalit të përgjithshëm, siç janë shkollat ​​e lira, konviktet, hotelet e ngjashme, me çka kërkuan udhëzime shtesë, plane për zgjerimin e ambienteve shëndetësore ose modeleve të propozuara me specifikime teknike për kushtet që lokacioni duhet të ketë (hyrje dhe dalje, ashensorë, furnizim me ujë, trajtim të mbeturinave, etj.).

Me ndihmën e ndërmarrjeve komunale publike, thonë nga komuna, ata do të sigurojnë që lokacioni të jetë në gjendje të mirë, në mënyrë që të mund të vendoset spitali i montuar, me ç’rast e theksuan mbështetjen shtetërore për “lehtësim” të mundshëm në zbatimin e procedurave ligjore për vendosjen e ndërtesave të përkohshme të tilla.

Gjatë kësaj periudhe, kryetarët e komunave kërkuan që të përgatiten protokollet e nevojshme për procedura të caktuara, që do të duhet të ndërmarrë komuna.

Më 13 korrik, Ministria e Shëndetësisë do të organizojë takim me drejtorët e spitaleve në këto qytete, ku do të marrin pasqyrë shtesë të ambienteve shëndetësore dhe nevojave teknike për parandalimin më të përgatitur të valës së mundshme, më të fortë, në periudhën e ardhshme të kësaj krize epidemiologjike.