Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot me një postim urimi në rrjetet sociale ka uruar Ditën e Kryengritjes Popullore – 11 Tetorin.
“Urime dhe qoftë i përjetshëm Dita e Kryengritjes Popullore – 11 Tetori.
Sot festojmë fillimin e kryengritjes antifashiste dhe të Luftës Nacionalçlirimtare kur në vitin 1941 heronjtë tanë, luftëtarët e LNÇ-së, zgjodhën me guxim dhe bashkim anën e duhur, anën e lirisë, të drejtësisë, të mbarë njerëzimit progresiv , dhe më në fund luftuan për ideale të lirisë dhe të paqes.
Lëvizja fitimtare antifashiste nacionalçlirimtare, në seancën e parë të KAÇKM-ws, zyrtarizoi idealin për shtetin maqedonas dhe ne si qytetarë jemi dhe duhet të jemi përjetësisht mirënjohës!
Ne vazhdojmë rrugën e tyre në të njëjtin drejtim, duke zgjedhur përparimin dhe paqen e vendit dhe duke krijuar një jetë më të mirë për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.
Të bashkuar, në krahun e vërtet ecim përpara! Fitoret tona më të mëdha në të kaluarën, për të bërë sukseset më të mëdha në të tashmen dhe të ardhmen.
Rroftë Dita e Kryengritjes Kombëtare, 11 Tetori, Rrofshin qytetarët, Rroftë Republika e Maqedonisë së Veriut!”, qëndron në postimin në faqen e Kryeministrit Kovaçevski në facebook.
Comments are closed for this post.