Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot me një postim urimi në rrjetet sociale ka uruar Ditën e Kryengritjes Popullore – 11 Tetorin.
“Sot festojmë fillimin e kryengritjes antifashiste dhe të Luftës Nacionalçlirimtare kur në vitin 1941 heronjtë tanë, luftëtarët e LNÇ-së, zgjodhën me guxim dhe bashkim anën e duhur, anën e lirisë, të drejtësisë, të mbarë njerëzimit progresiv , dhe më në fund luftuan për ideale të lirisë dhe të paqes.
Lëvizja fitimtare antifashiste nacionalçlirimtare, në seancën e parë të KAÇKM-s, zyrtarizoi idealin për shtetin maqedonas dhe ne si qytetarë jemi dhe duhet të jemi përjetësisht mirënjohës!
Ne vazhdojmë rrugën e tyre në të njëjtin drejtim, duke zgjedhur përparimin dhe paqen e vendit dhe duke krijuar një jetë më të mirë për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.
Të bashkuar, në krahun e vërtet ecim përpara! Fitoret tona më të mëdha në të kaluarën, për të bërë sukseset më të mëdha në të tashmen dhe të ardhmen”, thekson Kovaçevski.
Comments are closed for this post.