Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski në margjinat e vizitës së tij të punës në Republikën e Greqisë, me rastin e pjesëmarrjes në Forumin ekonomik Delfi, realizoi takim me ministren austriake për Çështje Evropiane, Karolin Edshtadler në të cilën e shprehën kënaqësinë e ndërsjellë nga marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale ndërmjet dy vendet e cila shprehet edhe në mbështetjen e padyshimtë të Austrisë për procesin eurointegrues të vendit, njoftoi sonte shërbimi për shtyp i Qeverisë.
“Austria është një nga investitorët më të mëdhenj në vend me mbi 45 kompani të pranishme në tregun e vendit tonë”, tha kryeministri Kovaçevski në takim dhe shtoi se është paralajmëruar interesimi i kompanive austriake për të investuar në energjetikë, ndërtimtari, banka dhe sigurime.
Kovaçevski dhe Edshtadler diskutuan për mundësitë për nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, për të cilat, siç theksojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, potenciali shihet në rritjen e qëndrueshme të tregtisë, e cila vitin e kaluar arriti në 200 milionë euro, që është një rritje në krahasim me vitin 2020 kur këmbimi tregtar arriti në 176 milionë euro.
Lidhur me interesin e përbashkët për çështjet e procesit integrues të Maqedonisë së Veriut, kryeministri Kovaçevski në takim tha se tani është koha e përkryer për të përshpejtuar urgjentisht procesin e hapjes së bisedimeve për Maqedoninë e Veriut, sepse zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor duhet të të shihet nga një këndvështrim gjeopolitik, si një çështje sigurie thelbësore për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit dhe Evropës.
Maqedonia e Veriut, theksoi ai, ka arritur 100 për qind përputhshmëri me politikën e jashtme të BE-së dhe si partner i besueshëm ndan të njëjtat vlera të një bote të lirë dhe demokratike.
“Maqedonia e Veriut dënoi agresionin rus ndaj Ukrainës dhe së bashku me vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s, e vlerësoi luftën e paprovokuar dhe të pajustifikuar në territorin e një shteti sovran si kërcënimin më serioz për sigurinë evropiane pas Luftës së Dytë Botërore, e cila i shkaktoi vuajtje të mëdha popullit ukrainas”, ka thënë Kovaçevski.
Comments are closed for this post.