Turqia është bërë një qendër e madhe rajonale për ruajtjen dhe dërgimin e gazit natyror, për SHA EMV dhe Maqedoninë e Veriut është e rëndësishme që të ketë një furnizim të besueshëm dhe të qëndrueshëm me këtë energjens, për shkak të nevojave në krizën e energjisë elektrike, dhe veçanërisht në pjesën e krizës me energjinë ngrohëse, dhe presim që në të ardhmen të kemi mbështetje nga Turqia në këtë fushë, deklaroi drejtori i SHA EMV, Vasko Kovaçevski, në takimin e sotëm me ministrin turk të Energjetikës, Fatih Donmez.
Siç informojnë nga EMV, takimi është mbajtur në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.
Kovaçevski e njoftoi ministrin e Energjetikës Fatih Donmez dhe anëtarët e delegacionit me kapacitetet e SHA EMV, prodhimin e energjisë elektrike dhe ngrohëse, si dhe me menaxhimin në kushte të krizës energjetike.
Drejtori Kovaçevski theksoi se është mirë që vendi të ketë mbështetje nga Turqia në kohë të krizës energjetike, e cila ka rritur mundësitë dhe kapacitetet për prodhimin e energjisë elektrike, veçanërisht për furnizimin me gaz natyror.
Me përfaqësuesit e kompanisë shtetërore turke BOTASH, aktiviteti parësor i së cilës është shitja, shpërndarja dhe ruajtja e gazit natyror, u shkëmbyen informacione dhe përvoja nga veprimtaria e të dyja kompanive, ndërsa gjatë muajit janar do të mbahet një takim i veçantë ndërmjet SHA EMV dhe BOTASH në lidhje me furnizimin me gaz natyror, në të cilin takim do të diskutohet edhe për kapacitetet energjetike, mundësitë e furnizimit me energjensa dhe opsione të tjera për ndihmë dhe mbështetje nga Turqia në fushën e energjetikës”, thuhet në njoftim.
Comments are closed for this post.