Deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski vlerëson se ligji për prejardhjen e pronës do ta lehtësojë luftën kundër korrupsionit, duke theksuar se çdo zyrtarë duhet ta arsyetojë pasurinë e tij gjatë mandatit.

“Në vitin 2021 u paralajmërua ligji për origjinën e pronës që do ia lehtësojë shtetit punën në luftën kundër korrupsionit dhe tani në këtë moment grupi i punës i mbështetur nga Këshilli i BE-së e finalizon draft versionin dhe që para një viti u thanë dispozitat e caktuara që do të nënkuptojnë përmirësim në luftën kundër korrupsionit, tash çdo zyrtar ka mundësi që të arsyetohet para publikut duke dorëzuar listë anketuese ndërsa pronën e tij ta evidentojë në listën anketuese për periudhën që i ka zgjatur mandati”, tha në emisionin “Rruga Drejt” Martin Kostovski, deputet i LSDM-së .

Sipas tij kjo gjë nuk mjafton, pasi që zyrtarët kanë mundur që pasurin e tyre ta vendosin në emër të dikujt tjetër.

“Sipas nesh, sipas mua personalisht, do të them se kjo nuk mjafton, por përkundër, risia që u paralajmërua kurse shpresoj që edhe ky draft-version do të kontrollohet nëse ka transferuar personave të tretë, me këtë do të mund të gjejmë gjurmë se si është fituar ajo pronë dhe si kanë ndodhur këto transaksione. Këtu risi në draft- version ishte…shpresoj që të jetë edhe në këtë, që të bëhet konfiskim i pronës mbi 30.000 euro, prejardhja e të cilës s’mund të dëshmohet”, tha Martin Kostovski, deputet i LSDM-së./Alsat/