Vizitorët prej sot sërish mund të shoqërohen dhe të kënaqen me kafshët në Kopshtin Zoologjik në Shkup.

Kopshti Zoologjik Shkup i hap dyert nga ora 09:00, por për shkak të situatës me Covid-19 ka protokoll të ri për lëvizje dhe përmbajtje ndaj masave.

Vizitorët gjatë hyrjes në Zoo-Shkup do të duhet të mbajnë maskë ose shall, radhë do të pritet në distancë prej 1,5 metrave e cila është rregulluar me vija të shënuara. Ndalohet rreptësisht dhënia e ushqimit dhe afrimi te kafshët. Mbetjet duhet të hidhen në koshat e plehrave.

Nga kopshti zoologjik informojnë se numri i vizitorëve do të jetë i kufizuar, që në një moment të caktuar të mos krijohet turmë e madhe nëpër kopsht.