Komunikacioni në rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet pa ndërprerë dhe nëpër rrugë të lagështa. Reshje të shiut ka në të gjithë territorin e vendit.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Prej 15 nëntorit ka filluar obligimi ligjor për mbajtje të pajisjeve dimërore në makina.