Komuna e Gostivarit nga sot ka xhiro-llogari të bllokuar, edhe pse me vendim qeveria përmbrauesit nuk kanë të drejtë për të kryer procese përmbaruese. Që situata të jetë edhe më alarmante, kjo ndodh kur e gjithë bota është në luftë me pandeminë nga Coid 19. Urdhëri për ta lënë në këtë periudhë Gostivarin pa para, ka ardhur përmes direktivave të një subjekti politik në Gostivar, tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Përgjatë qeverisjes së saj, partia në fjalë, u ka paguar zjarrfikësve në Gostivar paga 20 përqind më të ulta sesa parashe ligji, shtoi më tej ai.

“Qytetarë të nderuar, Ju jeni mësuar Komuna e Gostivarit mos ketë buxhet, mos funksionon, të ketë çdo ditë inspekcione, aq sa nëse nuk kemi ndonjë kotrollë ose pengesë, nuk e llogarisim atë ditë. Nga mëngjesi i sotëm na kanë marrë të gjitha paratë në buxhet prej disa aktivistëve të një partie, të cilët me instruksione të partisë së tyre, sot e kanë bllokuar xhiro-llogarinë. Këtë e kanë kryer me një përmbarues i cili nuk u përmbahet rregullave, i cili pa njoftim paraprak, e ka bllokuar xhiro-llogarinë. Por, pavarësisht kësaj, unë u them qytetarëve të jenë komot, do ta tejkalojmë edhe këtë situatë edhe pse ndodh në një periudhë shumë të rëndë një institucioni t’i bllokohet xhiro-llogaria, është skandaloze”, deklaroi kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari bëri të ditur se edhe përskaj marrëveshjes me zjarrfikësit që borxhi të pranohet dhe t’u paguhet në këste, siç tha partia u jep urdhër militantëve të saj të punësuar në Njësin Territoriale Kundër Zjarreve në Gostivar, procedura të shkojë në përmbarim.

Kryetari Taravari bëri të ditur se borxhi i krijuar ndaj zjarrfikësve është bërë gjatë viteve 2015, 2016 dhe 2017.

Ai tha se shuma që duhet t’u paguhet zjarrfikësve është 100 mijë euro, një shumë jo shumë e lartë, por vështirë sot këto para të grumbullohen kur qytetarët nuk paguajnë tatime për shkak të gjendjes që mbretëron në vend.

Për situatën e krijuar e ka njoftuar edhe kryeministrin teknik, Oliver Spasovski, i cili ka thënë se nuk ka njohuri për këtë çështje.