Kompania zotëruese e Facebook e Instagram, Meta thotë se do të nisë shtrimin e kabllove nënujore të internetit e të dhënave në të pestë kontinentet, teksa kërkon të zhvillojë sektorin e ‘inteligjencës artificiale’.

Sipas saj kabllot do të shtrihen në më shumë 50,000 kilometra mes SHBA, Afrikës së Jugut, Indisë, Brazilit dhe ‘rajoneve të tjera, thuhej në një koment të kompanisë mbi çështjen.

Komunikimet globale dhe interneti mbështeten në një rrjet të gjerë kabllosh nën oqeane, teksa llogaritet se më shumës se 1.2 milionë kilometra janë instaluar, sipas analistëve amerikanë te grupit CSIS.

Tashmë edhe gjigantë të teknologjisë si Meta po hyjnë në sektorin e kabllove nënujore, që dominohet aktualisht nga grupi amerikan SubCom, ai francez ASN, japonezët e NEC dhe kinezët me HMN.

Në këto kabllo transferohen sa si të mëdha të dhënash të aktivitetit ekonomik ushtarak dhe civil, teksa shpesh raportohet për aksidente si rrëshkqitje dheu, dëmtime nga spirancat e anijeve ose sabotime.

Në janar NATO njoftonte dislokimin e patrullave në detin Balltik pas sulmeve të dyshuara ndaj kabllove elektrike dhe të komunikimeve.

Meta tha për projektin e saj se kërkon të “forcojë mbështetjen e korridoreve dixhitale botërore dhe ndërlidhjen që nevojitet për inovacionet e inteligjencës artificiale”, shkruan rrjeti Agence France-Presse.