Në Komisionin për politikë të jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u refuzua kërkesa për njohjen e shtetit të Palestinës nga Maqedonisë.

Në fillim të mbledhjes, anëtarët e Komisionit nuk e pranuan kërkesën Propozim deklaratën për njohje të shtetit të Palestinës.

Kjo kërkesë ishte parashtruar nga Levica, duke kërkuar që të vihet si pikë në rendin e ditës. Pasi u refuzua kjo kërkesë, deputeti nga Levica e braktisi mbledhjen.

Ndryshe, shteti i Palestinës vitin e kaluar u njoh nga Spanja, Irlanda e Norvegjia.