Komisioni për Çështje Evropiane sot do të mbajë seancë në Kuvend.
Në rend dite janë Projektligji për procedurën civile, Projektligji për Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal dhe Projektligji për Avokatinë.
Anëtarët e këtij Komisioni duhet të analizojnë edhe projektligjin për mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale për qëllime të parandalimit, hetimit, zbulimit apo ndjekjes së krimeve apo për ekzekutimin e sanksioneve penale.
Comments are closed for this post.