Njohësja e çështjeve evropiane nga Tirana, Doriana Metollari duke komentuar arritjen e koalicionit mes LSDM-së dhe Lëvizjes BESA, ka thënë se për herë të parë në historikun e Maqedonisë, një parti shqiptare hynë në koalicion parazgjedhor me një parti maqedonase. Sipas saj, Lëvizja BESA dhe LSDM-ja e Zoran Zaevit janë para marrëveshjes së koalicionit. Çfarë thotë ky veprim? A flet kjo se në Ballkan po thyhen barrierat etnike.

“Popujt e Ballkanit duhet të mësojnë ta njohin dhe ta tolerojnë njëri-tjetrin. Gjithashtu besoj se problemet e qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë dhe atyre maqedonas, nuk janë të ndara, janë të lidhur mes tyre. Ata jetojnë në një shtet, prandaj është e drejtë të marrin pjesë në zgjidhjen e problemeve bashkërisht. Tani kjo nuk vjen me mospajtime për shkak të së kaluarës, kjo vjen me negociata, por duhen njerëz që besojnë tek bashkimi, sepse elektorati ka nevojë të shohë liderë të fortë dhe të vendosur. Barrierat etnike po thyhen dhe me integrimin (Shqipëri-Maqedoni), besoj shumë shpejt. Këtë e ndihmon dhe brezi i ri i politikaneve që do të dalë, e ndihmon pozitivja, dhe aktivizmi i rinisë. Çdo gjë është e mundur, popujt tanë janë vitalë dhe presin vetëm rastin për të pasur një mundësi në vendin e tyre. Urime të dyja partive, janë në rrugën që i çon në një erë të re”, thekson Metollari.